Gruaja shtatzëne me COVID-19 nga Fieri mbërrin në Spitalin Infektiv

Mbërrin në Spitalin Infektiv gruaja shtatzëne me COVID-19 nga Fieri.

Gjendja shëndetësore e gruas paraqitet jo e rënduar dhe lëvizte më këmbë e shoqëruar nga stafi shëndetësor.

Gruaja tetë muajshe shtatzënë dhe djali i saj 2 vjeç rezultuan pozitivë me koronavirus. Ata u dërguan në Tiranë për një trajtim më të specializuar. Ndërkohë, pozitive me koronavirus rezultoi edhe vjehrra e gruas.

Shkak i infektimit ishte nusja shtatzënë, e cila kishte ardhur të takonte familjarët e saj në Tiranë, të cilët ishin me koronavirus.

Pas kthimit në shtëpinë e saj në Fier, ajo ka rezultuar pozitive bashkë me vogëlushin e saj dhe vjehrrën./lajmifundit

Loading...