Një i ri ka humbur kontaktet me familjen në Vlorë..
Policia tha se shtetasi Martin Seleni, 33 vjeç, prej 72 orësh ka humbur kontaktet me familjen.
Ai ka qenë punonjës në një prej fasonerive në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve, 33-vjeçari ka dalë nga shtëpia për të bërë tërheqje në bankë.
Ky ka qenë edhe kontakti i fundit me familjen. Ende nuk ka të dhëna për këtë ngjarje dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur më 33-vjeçarin./lajmifundit
Loading...