Një ent publik me vetëfinancim, nisur dhe nga rezultatet e mira për 2019-ën ka ofruar nga të ardhurat e veta të akumuluara, që të mbulojë 100% taksën vjetore (tvmp), për 2020-ën, për 7,204 mjete.
Ky fakt është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’.
Ai thekson se nga kjo paketë solidare e DPSHTRR-së në vlerën 170,194,500 lekë përfitojnë 7,204 mjete të disa kategorive.
MESAZHI I RAMËS
MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, SJELL NJË SHEMBULL TË SHKËLQYER SOLIDARITETI NGA DPSHTRR PËR SEKTORIN E TRANSPORTIT RRUGOR TË PASAGJERËVE🤝
NJË RAST I BUKUR KU NJË ENT PUBLIK ME VETËFINANCIM, NISUR DHE NGA REZULTATET E MiRA PËR 2019-ën OFRON, NGA TË ARDHURAT E VETA TË AKUMULUARA, TË MBULOJË 100% TAKSËN VJETORE (TVMP), PËR GJITHË VITIN 2020, PËR 7,204 MJETE!
🟢NGA KJO PAKETË SOLIDARE E DPSHTRR-së NË VLERËN 170,194,500 LEKË PËRFITOJNË 7,204 MJETE TË KATEGORISË:
🔺AUTOBUS (MBI 8+1),
🔺TRANSPORT QYTETËS,
🔺TRANSPORT RRETHQYTETËS,
🔺TRANSPORT NDËRQYTETËS,
🔺SHËRBIME TË RASTIT (TURISTIK BRENDA E JASHTË VENDIT),
🔺NDËRKOMBËTAR TË RREGULLT,
🔺TRANSPORT PËR PERSONELE,
🔺TRANSPORT PËR LLOGARI TË SUBJEKTEVE BRENDA E JASHTË VENDIT!
🟢KY AKT MBËSHTET NJËKOHËSISHT SUBJEKTET E LARTPËRMENDURA, BUXHETIN E SHTETIT DHE DIREKT BASHKITË!
🟢 INSTITUCIONET PËRGJEGJËSE DO TË MUNDËSOJNË QË BRENDA MAJIT KJO PAKETË TË HYJË NË FUQI!📄
PS: ATA QË I KANË PAGUAR, DO TË KOMPENSOHEN NË MOMENTIN E PAGESËS SË TVMP PASARDHËSE!😉
#ShqipëriaQëDuam🇦🇱
#Respekt🙏