Mjeku shqiptar jep lajmin e mirë: Zero të infektuar deri në fund të…

Mjeku shqiptar në spitalin e Milanos, Elson Gjoni ka deklaruar në emisionin Byro Politike në Abc Neës se fundit i qershorit pritet të vijë pa raste të reja në spitalet italiane.

Megjithatë Gjoni tha se edhe pse virusi tashmë e ka humbur fuqinë e tij, hapja e masave mund të sjellë një bashkëjetesë me virusin edhe përtej këtij fati.

Gjoni theksoi se rastet e rënda po ulen në mënyrë drastike.

“Ka nisur jeta. Njerëzit lejohen të shkojnë edhe nëpër parqe. Rastet e reja që vijnë në spital nuk është më si në fazën e parë të virusit.

Shumica e tyre janë raste të izoluar në shtëpi. Shumica e tyre e kalojnë në shtëpi. Thuhet se fundi i qershorit mund të sjellë një situatë pozitive.

Jo të arrijmë në zero sepse hapja e masave do të sjellë bashkëjetim me virusin më afatgjatë. Rastet e rënda po ulen në mënyrë drastike.

Por për raste Zero mendohet fundi i qershorit. Plazma është në fazë eksperimentale pa arritur akoma një evidencë të fortë. Por në rastet që janë përdorur ka pasur shumë evidencë të mirë.

Por nuk dihet akoma sa zgjat imuniteti. Dimë që do krijohet një imunitet por nuk e dimë sa do zgjasë, apo si ndryshon imuniteti nga persona simptomatikë”, deklaroi Elson Gjoni./abcnews

Loading...