Vijon përplasja/ Ja si i përgjigjet Fevziu, Mira Kazhanit…

Deklarata e djeshme e Blendi Fevziut në Syri TV solli reagimin e gazetares Mira Kazhani.

Në një story të sajën në Instagram Kazhani, të cilës I doli emri mes rrogëtarëve të UKT, hidhte akuza të forta ndaj moderatorit të “Opinion”.

Por kur të gjithë prisnin një përgjigje po aq të ashpër nga Fevziu, ky I fundit zgjodhi një reagim sa fisnik po aq edhe injorues në adresë të gazetares.

Fevziu nuk thotë asnjë fjalë, por thjesht ‘story’-n e Kazhanit e ka ripostuar si ‘story’çn e tij.

Por çfarë tha dje Blendi Fevziu në emisionin e gazetares Juli Krisafi, ‘Ora 19’, në Syri TV:

Juli Krisafi: Ka gazetarë të përfshirë në lista ujësjellsash, bordesh qeveritare, duke marrë rroga të tilla dhe duke bërë hapur palë me politikën e atij që i jep rrigën e dytë apo të tretë.

Ju si mendoni, duhen ftuar në debate këta personazhe? Apo duhen përjashtuar? Se është e qartë që opinioni i tyre do të jetë i njëanshëm…

Blendi Fevziu: “Shpeshherë shumë analistë ftohen në debate jo për të dhënë mendim të paanshëm, por për të dhënë mendim të anshëm.

Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo, dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit. Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë.

Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre. Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme”.

Loading...