Prodhimi këtë vit për një nga fermerët e këtij fshati arriti deri në 20 mijë kuintal por vetëm 60% e tij është mundur të shitet.
Ndërkohë si zgjidhje për prodhimin e mbetur familja Shahollari ka gjetur hedhjen e patates.
Situata këtë vit është rënduar edhe më tepër pasi pavarësisht kunkurrencës nga importi, pandemia ka krijuar ngërç në prodhimet bujqësore të të gjithe fermerëve të fushës së Korçës.
Pavarësisht humbjeve të mëdha,gjë të cilën fermerët e kanë pranuar kokë ulur ata shtojnë se nga situata e pandemisë sektori i tyre është nga më të prekurit.
Fermerët e fushës së Korçës për vite me radhë janë orientuar drejt mbjelljes së patates pavarësisht se në shumë raste janë përballur me vështirësi në shitjen e kësaj kulture./news24