Covid dhe ilaçet me bazë ibuprofeni, autoriteti më i lartë Italian sqaron deziformacionet e përhapura

Bashkë me emergjencën e koronavirusit, shpërtheu gjithashtu një pandemi e pazakontë e dezinformimit.

Për të sqaruar disa nga lajmet Fake ka ndërhyrë ‘AGCom’, Autoriteti i Komunikacionit dhe Garancive i cili ka hartuar një listë prej 10 dizinformacionesh që kanë qarkulluan në Itali.

Midis këtyre, informacione Fake janë përhapur për ilaçin anti-inflamatorë Ibuprofen dhe një përkeqësim prej tij të supozuar të simptomatologjisë Covid-19.

“Emergjenca Covid për fat të keq shpesh ka gjeneruar shumë dezinformata, lajme të rreme, thashetheme të pabaza, të cilat kanë ndihmuar në krijimin e konfuzionit dhe mosbesimit midis njerëzve në shumë aspekte. Kjo është ajo që ndodhi për ilaçet anti-inflamatore jo-steroide (NSAID), të tilla si ibuprofen, të cilat kanë qenë subjekt i alarmizmit të pajustifikuar. Ne mohojmë një herë e përgjithmonë lajmin se përdorimi i tyre mund të shoqërohet me një përkeqësim të infeksionit”, – Sqaron Fabrizio Pregliasco, virolog në Universitetin e Milanos.

Dhe nëse një lajm i rremë për një ilaç është gjithmonë shumë i rrezikshëm, ai bëhet edhe më i keq kur bëhet fjalë për ilaçe për përdorim pediatrik.

“Është sigurisht e rëndësishme të sqarohen edhe shumë prindër që mund të kenë dyshime pas alarmit të qarkulluar në lidhje me rreziqet që lidhen me Covid. Ibuprofen është një ilaç i rekomanduar nga udhëzimet e Shoqatës Italiane të Pediatrisë (SIP) për trajtimin e etheve dhe dhimbjeve tek fëmijët. Ibuprofen ndër më të sigurtët tek fëmijët në literaturën mjekësore”, thotë Luigi Vanvitelli, ekspert në sëmundjet e frymëmarrjes te fëmijët.

Loading...