Në të gjithë botën rreth 4 milionë të infektuar me COVID-19

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus deri më tani në rang global ka shkuar në 3,949,200 të infektuar.

Ndërsa kanë humbur jetën 271,782 persona.

Listën e vendeve më të prekura nga pandemia e kryeson SHBA, në të cilët shënohen rreth 1.3 milionë raste dhe 77,055 viktima.

Ndërkohë, në Evropë vendet me numrin më të lartë të të prekurve janë Spanja, Italia dhe Britani e Madhe.

Nga këto tri shtete, Britania regjistron numrin më të lartë të viktimave, ndërsa Spanja raporton shifrën më të larte të të infektuarve.

Nga ana tjetër, në Kinë, aty ku shpërtheu edhe COVID-19 ka gjithsej 82,886 të infektuar dhe 4,633 vdekje.

Loading...