Një ngjarje e rëndë ka tronditur Berlinin, kryeqytetin gjerman. Një shqiptar u vra të shtunën rrugës për tek familja e tij. Blendi G, 47 vjeç, punonte si roje në dyqanin e Boss në Berlin. Ai po kthehej në shtëpi pas një feste.
200 metra pa mbërritur tek familja, një person me pulovër të bardhë i del përpara dhe e qëllon për vdekje. Autori i krimit qëllon edhe mbi veten duke humbur edhe ai jetën.
Një dëshmitar tha se tentoi që të ndihmonte Blendin, por ishte e pamundur.
Ai u shpreh:
Ai mori dy-tre herë frymë dhe ndërroi jetë’. Policia beson se edhe autori i krimit ishte shqiptar, rreth 60 vjeç.
Blendi G., nga Tirana, jetonte prej vitesh në Gjermani. Nuk dihen arsyet e krimit të rëndë. Policia tha se po merr në pyetje disa dëshmitarë.
Një zëdhënës policie tha:
Motivet e krimit janë plotësisht të paqarta.”
Për shkak se në rrugën ku ndodhi krimi, nuk kishte shumë lëvizje, policia shpreson që të gjejë dëshmitarë që kanë parë ngjarjen.
Policia nuk e përjashton mundësinë që motivi i krimit të vijë nga çështje private. Të dy burrat ishin regjistruar në të njëjtën adresë në Berlin. Blendi la pas gruan dhe dy fëmijë, vajzën 6 vjeç dhe djalin 14 vjeç.
Një mik i tij tha se Blendi ishte njeri familjar dhe nuk dilte shumë dhe as nuk shoqërohej me shqiptarë:
Nuk mund ta kuptoj pse duhej të vdiste. Ishte tip i këndshëm dhe nuk kishte armiqësi’.