Njihuni me pacientin e parë me koronavirus në Europë (foto)

Raportimet nga Franca se rasti i parë me COVID-19 kishte qenë në vend që në dhjetor u pasuan edhe nga deklarata e OBSH-së se kjo nuk është një diçka për të cilën duhet të çuditemi.

Ai quhet Amirushe Hamar, është nga Franca dhe konsiderohet si pacienti i parë në Europë i prekur nga koronavirusi i ri.

Në dhjetor Hamar u trajtua për probleme të rënda në frymëmarrje. Ai u shtrua në një spital të Parisit. Fatmirësisht ai ja doli të shpëtonte dhe thotë në një intervistë për CNN se doktorët në atë kohë nuk e zbuluan dot çfarë nuk shkonte me të.

“Kisha ndjesinë e mbytjes, sikur dikush më therte në mushkëri. Vuajta shumë në spital. Nuk isha në gjendje të ngrihesha. Kisha shumë dhimbje dhe kollë me gjak. Ishte e tmerrshme. U lehtësova pasi mësova se çfarë ishte, por edhe e frikshme të di se ky infeksion tani po shkatërron botën”, shprehet Amirouche Hammar.

Dy javë më parë iu konfirmua se kishte qenë i prekur nga Covid-19. Tani është shëndoshë e mirë në shtëpinë e tij.

Amari pati simptomën e parë më 20 dhjetor. Në atë kohë, Franca vazhdonte normalitetin e saj pa qenë në dijeni të shpërthimit të koronavirusit në Evropë. Një grup doktorësh francezë vendosën të rishikonin kampionët e vjetër për të parë nëse dikush ishte keq-diagnostikuar më herët.

“Ne nuk po shikonim për të. Nuk na shkoi në mendje ajo diagnozë në atë kohë, derisa u shpall epidemia në Kinë në fund të dhjetorit, fillim janari. Nuk menduam se kishim raste këtu”, tha Yves Cohen, specialist në përkujdesjen intensive.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tani kërkon që edhe vende të tjera të bëjnë të njëjtën gjë për të zbuluar nëse ka patur raste më të herëshme të prekurish nga koronavirusi i ri. Kjo do të jepte akoma më shumë informacione edhe rreth origjinës së këtij virusi. /Opinion.al

Loading...