Miratohet testi që gjen koronavirusin në një kohë shumë të shkurtër

FDA, autoriteti amerikan që dekreton medikamentet ka miratuar testin e parë që përdor sekuencat e ADN-së të quajtura CRISPR që mund të gjejnë koronavirusin.

Testi përdor një enzimë të quajtur Cas13, e cila mund të gjej në një kampion të marrë nga goja ose hunda e një pacienti, gjurmët e koronavirusit.

Sipas grupit të punës që ka adaptuar testin për COVID-19, që përfshin shkencëtarë nga universitete si MIT dhe Harvard, ky test e zbulon virusin në 100% të rasteve, duke eliminuar gabimet dhe pozitivitetet e rreme.

Koha e shkurtër e identifikimit të virusit vjen nga një karakteristikë të enzimës, që në momentin e kontaktit me koronavirusin lëshon një lloje drite karakteristike, falë një substance fluoreshente.

“I thashë të gjithëve atyre që punonin që deri sa të gjendet një zgjidhje definitive, kjo kompani do të jetë totalisht e fokusuar tek COVID-19”, deklaroi drejtuesi i kompanisë, Rahul Dhanda.

Kompania ka menduar që të mundësojë edhe përdorimin e testit në shtëpi, në mënyrë që secili të kontrollojë veten nëse është i infektuar apo jo.

Loading...