Basha: Qeveria grabiti teatrin për një natë, bizneset dhe fermerët po shkojnë drejt falimentimit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët vijoi akuzat kundër qeverisë për menaxhimin e situatës.

“Me mijëra qytetarë që kanë humbur vendet e punës cfarë do të ndodhë. Pas 31 majit. Shumica e lokaleve nuk kanë hapësira jashtë dhe përjashtohen nga aktiviteti, po me kreditë, po ata që nuk kanë përfituar asgjë?

Gjendja është dramatike, bizneset po shkojnë drejt falimentimit.Faturat e energjisë dhe energjisë, ju shkojnë prapë, asgjë nuk ndryshuar.

Ende asnjë masë për fermerët, sot janë në krizën më të thellë që mbajnë mend. Qeveria nuk ka asnjë plan. Në kulmin e kësaj krize, mbrëmë brenda natës morën vendimin dhe e botuan për të grabitur Teatrin Kombëtar.

Për të marrë vendimin për të mbështetur shqiptarët iu deshën dy javë, dhe dy javë për ta botuar në Fletoren Zyrtare, zgjaten për të dhënë ndihmë, por kur vjen puna për të grabitur bëhet brenda natës”- tha Basha.

Loading...