Guri me qiell ose sofra e zotit – Nga Gëzim Llojdia

GURI ME QIELL OSE SOFRA E ZOTIT Nga GEZIM LLOJDIA

Përshkrim nga “Sofra e Zotit”, të vërteta, legjenda, e gojëdhëna NJË ATRAKSION I NATYRËS NË FSHATIN VRANISHT Një gur me peshë rreth 10 tonë i vendosur mbi dy këmbë, qëndron në fshatin Vranisht, në majën e Lipes. Enigma, gojëdhëna, legjenda dhe misteri i gurit me qiell, një monument natyrës në katundin Vranisht të rrethit Vlorë. Siluet e heshtur. “Guri me qiell” ,qëndron atje për ku ishte nisur. Dhe ngeli ashtu i ngrirë.

Për mote të tëra i heshtur.Silueta e tij është zbuluar dhe është vlersuar duke ju dhënë statusi monument natyre,në rrethin e Vlorës. Monument kulturor i epokes se neolitikut dhe natyror Pershkrimi Guri me qiell. Ndodhet ne majen e malit te Lipes ne fshatin Vranisht. Ai eshte nje monument prehistorik i perhapur ne neolitin e vone dhe ne epoken e bronzit 4 – 9 mije vjet me pare. Kjo veper e arkitektures prehistorike ka lidhje me kultet mbivarrore si dhe ate te Diellit. Sipas arkeologut te njohur M. Zeqo, “eshte nje gur gjigant i vendosur nga dora e njeriut mbi dy shkembinj te tjere, duke krijuar nje tryeze per perendite…” Koha.“Guri me qiell” e nisi garën nga kohërat më të hershme të njerëzimit.Si i tillë mbetet një urë lidhëse me botën,që nuk shquhet përtej mjegullave. gjate veres ne ditet me mot te keq ne kete vend ka shume Vetetima ( Bubullima).Gurin me Qiell duhet te themi se Guri me Qiell ndodhet ne Vendin e quajtur Lipe dhe nuke eshte maja e Malit.

Por ne majen e malit eshte nje siperfaqe e zhveshur qe quhet Derrasa e Keqe dhe ne ditet e veres dielli bie pingul mbi majen e ketij mali qe eshte vazhdimi i Vargmaleve te Cikes. Kjo Maje quhet maja e Mesimirit , nga Greqishtje ” Mesdite”. Të dhëna për “Gurin me qiell” Pesha: Afërsisht rreth 10 ton. Forma: Drejtkëndëshe. Pozicionimi: Vendosja mbi dy gur. Vendodhja: Faqja veriore e malit të Bogonicës. Afërsia:me vendin e shenjtë: “Lëmi i Lejlerëve” Rituali: Vend pagan. Emërtimi: “Sofra e Zotit”. Rrugëtim “Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.

Për nga mënyra e vendosjes,pesha dhe forma mund të quhet më i veçanti edhe më gjerë gadishullit tonë.Asgjëkundi syri,nuk të ndesh një monument natyre kaq të veçantë që të tundoj me pamjen e tij,formën,mënyrën e vendosjes.Larg çdo përfytyrimi,guri me qiell përbënë dhuratën e natyrës,për një vend të ashpër malor,vendosur në një vend me pjerrësi diku në faqet e një mali jugor. ORIGJINA Për specialistin e monumenteve të kulturës në Vlorë,”Guri me qiell’,është një monument prehistorik i shfytëzuar nëpër kohët e mjegullta nga banorët vëndas. Ka disa pikëpamje të ndryshme rreth tij,por duke gjykuar nga rrethanat po ndërtoj tre variante. Ndërtimi Nr 1 Guri me qiell është vendosur në kohët prehistorike. Mendimi studjuesve të rrethit. Por madhështia, që shfaq ai dhe pesha që arrin në disa ton hyjnë në dyshime.

I dentifikimi se ky gur në formën drejtëkëndëshe,që të shfaqet në një pamje hyrëse,pra në njërin krahë është ngritur në këtë lartësi dhe në këtë formë në kohërat prehistorike,mund të përbëjë një informacion jo fort të besueshëm.Ngrihet befasisht kjo pyetje:A ka patur mjete kaq të fuqishme,që të ngrenë në lartësi mbi 1 m, një gurë me këto dimesione dhe peshë kaq të madhe? Ndër idet mund të konceptohet se mënyra e fshehtë,që është zbritur në ngritjen e piramidave të Egjyptit,mund të zbuloj edhe këtë fakt,mënyrën e ngritjes së gurit me qiell.Ndërsa aty nuk mund të shqyrtohet mundësia se ky gur është sjellur nga largësi ose distanca të mëdha.Gurë të përmasave më të mëdhenj,gjenden kollaj,nëpër këtë lartësi malesh.Madje rruga deri atje është e përmbytur nga gurë me me forma dhe madhësi të ndryshme. Mos vall është rrokanisur nga lartësit e malit.Kjo duhet të jetë përafërsishtë.
Por këtu ndryshojnë dy gjërra.Guri është i latuar,çuditërisht ka pamje drejtkëndëshi faqja e parme e tij me dy nga dy brinjët të barabarta.Vendoja në dy këmbë,për të cilën thuhet se këmba në anën lindore është pjesë e atyre gurëve, që përmban vendi ka ekzistuar aty.Ka një mënyrë që ka gjetur terren.Kur thuhet se guri me qiell është rrokanisur nga lartë.Zvaritur,rrokullisur poshtë.Enden shumë pyetje,që lënë shteg dyshimi në hapsirat e pafundme. Ndërtimi Nr 2 Ende i pazbuluar qëllimi.Në horizontin e dyshimit,skalitur pyetja.Me këtë formë,peshë disa ton,i haruar,mbuluar prej pluhurit të kujtesës.Gjurmët e lashta të ritualeve pagane,zbardhin një fakt.Legjendat,që ngrihen për atë,këngët që thuhen se vinte nga pjesa tjetër,ku qëndron e përhershme mjegulla.Sjellim argumentat.”Guri me qiell” ka afërsi me shpellën e banuar të Lipes.Ka afërsi me një gur tjetër ,që quhet guri i qytetit i shpallur i veçantë,por i pashpallur ende si monument.

Ky fenomen i çuditshëm natyre,nga të dhënat e gërmuara quhet një objekt i shenjtë,nga njerëzit e kohëve të hershme,që i ka shërbyer në ritet pagane.Mosha as nuk njihet edhe as nuk është identifikuar.Ky monument natyre i rrallë në asnjë vend tjetër nuk gjëndet me formën origjinale. Ndërtimi Nr 3 Me mëndje tërësisht të kthjelluar ky monument nuk është mbajtur anonim nga vëndasit. 1-Emërtohet :”Sofra e Zotit”.Saktësimet i ka bërë specialisti i monumenteve në Vlorë.Por vëndasit më japin edhe këto fakte:Një çoban është strehuar aty në një mot me lloh dhe e ka vrarë vetëtima.Guri me qiell ka përmasa të një dhoma më thotë një vëndas.Në afërsi të gurit me qiell,ka disa vende të tjera që kanë emërtime të veçanta ku mendohet janë kryer rituale. 2-Në afërsi të gurit me qiell ndodhet :”Lëmi i lejlerëve”.Vend i shenjtë për vëndasit.Është përdorur nga vendasit në periudhën pellazge,quhen :”pjella e bardhë”. 3-Në afërsi të gurit me qiell,ndodhet hijerëndë mali i Bogonicës.Ky emërtim i shqipëruar do të thotë:”Vendi I Zotit”.Por vetëm një vijë ajërore të heqim do të zbresim tek emërtimi:”Qafa e Elimit”,për elimët,këtu janë sjellur argumenta nga F.M.Rrapaj,studjues në shtypin periodik. Përse vallë vëndasit i kanë dhënë këtë emërtim :Sofra e Zotit” dhe malit ca më tej “Vendi i Zotit”?Cila sofër është shtruar atje dhe me ç’farë është shtruar?.Përse qënka vendi i Zotit,cila mrekulli ka ngjarë këtu?Mos vall ,madhështia e tij,pozicionimi,pesha impresionimi!Mos vall është një çudi qiellore!Bota,në fund të fundit,ç’të mund të jetë,përveçse krijesë e shpallur e Perëndisë.Njerëzimi ka kërkuar të gjejë Perëndinë.Ka ngritur vepra të larta monumentale,që të identifikojnë Perëndinë.Ka gjetur kështu një mënyrë të vetëm për tiu falur asaj fuqie misterioze të thellësuar të shpirtit.Asnjëherë,ai se ka kuptuar se ku gjëndej Perëndia.”Mos kërkoni Perëndinë-shprehet poeti panteist Naim Frashëri,nëpër mur’ e nëpër gur/Po shihni mirë njerëzinë.

Zemrën e njeriut në jetë/Është vendi i Perëndisë/Është atje Zot i vërtetë….. GURI ME QIELL “Guri me qiell” është monument natyre në faqen veriore të malit të Bogonicës. Guri me qiell është objekt i vizitueshëm.Por distanca është 1.5 orë nga katundi Vranisht i qarkut Vlorë.Mund të përshkruhet rrugëtimi vetëm me kafshë për turistët.Guri me qiell,ka një format të habitshëm.Shfaqet se një dorë skulptori,një mjeshtër hyjnor sigurisht,e ka gdhendur ,skalitur me kujdes deri sa i ka dhënë formën origjinale të një drejtkëndëshi në një faqe.Një skalitje të tillë,por edhe kaq origjinale,që i atribohet dorës së njeriut me kaq siguri,mjeshtri fsheh formula të pazhbirueshme. Guri me qiell ka përmasa të një dhome të zakonshme.Pesha mund të shkoj 10 ton.

Guri me qiell gjëndet i vendosur mbi dy gur,ose dy këmbë guri.Është i ngritur nga sipërfaqia e tokës.Këmba,që e mbanë nga ana veriore është një gurë,cilësohet autokton dhe ka ekzistuar duke u përvijuar poshtë sipërfaqes së tokës.Këmba në anën perëndimore është guri i sjellur.”Guri me qiell” është quajtur:a- objekti është gur,pavarësisht formës dhe peshës e latimit.b-me qiell.Guri nuk gjëndet i vendosur në tokë.Është i ngritur nga lartësia e tokës.Është në hapësirë.

Sipas konceptit të vëndasve është i larguar nga toka,d.m.th është në lartësi,pra siç quhej qiell,pa u thelluar se ç’quhej qiell,pa u thelluar se ç’distancë është lartësia tokë-gurë. Guri me qiell është monument natyre dhe është gjendur në këtë pozicion në kohëra të mbuluara mjegullisht,që studjuesit i quajnë prehistorike ,a diçka më ndryshe.

Është vrojtuar pozicionimi i tij përmes mijërave syve.Befasisht nuk ka ardhur,në këto lartësi,veç malin që e mban si mik të vjetër nga kohët e shkuara.Emërtimi qiellor mos është shkaktuar ardhja nga ajo pjesë ku qëndron absolut misterioziteti,bota e pashëmbshme e fshehur.Mos ka këpërcyer ato sinore,për tu shfaqur në një lartësi malesh.Në anën e majtë gjënden gjurmët që flasin se vëndasit kanë dashur ta skalisin gurin,ndoshta ta shpërfytyrojnë,duke e goditur mizorisht,për ti hapur disa shkallë të vogëla.

Kurse emërtimi vëndas “Sofra e Zotit” është një urë lidhje me vendodhjen e tij afërsishtë me Vendin e Zotit,malin e Bogonicës dhe afërsia me :’lëmin e lejlerëve” vend i shenjtë pellazg.Por zbuluesit kërkojnë ta shkëpusin nga këto labirinthe fshehtësie të pagoja.

I përket kohës prehistorike,thonë dhe bëjnë citime me legjenda,këngë si dhe afëria që ka me shpellën e banuar të Lipes,dalin krejt zbuluar se është monument natyre i shfytëzuar në kohët prehistorike.Pozicionimi i tij është pjesa më delikate.Nga erdhi dhe si erdhi?U rrokanis nga mali?Por kush e ngriti dhe me ç’mjete?C’forcë titanike shte ajo,që e shkëputi nga toka.Kush e latoi në një faqe dhe përse në këtë vend?C’farë enigme mbart,ky monument i pagojë,dëshmitar i heshtur i kohës tonë! Guri me qiell është vend i preferuar i mjaftë turistëve , që mbrijnë këtu me ngrohjen e motit.Është një iniciativë private,që ka disa vite që ushtrohet e Muhamet Tartarit,poet i zonës dhe krijuese e gjurmues popullor,ushqyesi kryesor i grupit folk të Vranishtit,që i mbledh turistët të cilët ngrenë çadra në këtë vend dhe pushojnë aty .

Një mënyrë e mirë kjo për turizmin malor dhe për zhvillimin e tij të shpejtë.Është vetëm një miqësi e këtij poeti me turistët, që vijnë dhe ngrenë çadrat tek guri me qiell duke shijuar aromën e malit,ajërin e pastër dhe prodhimet blegtorale të blegëtorëve vëndas. TSH —————– Gezim Uruci Legjenda e zogut të hekurt mbi Bjeshkët e Namuna “Nos sumus Romani, qui fuimus ante Rudini” (“Ne tani jemi Romakë, që më parë qemë Rudine”) Ennio di Rudiae Për t’u njohur më mirë me këto mistere, që të çojnë përtej mjegulles së historise së popullit tim, me një prejardhje të admirueshme gjenetike, po e filloj me këtë legjendë, të treguar aq bukur nga Gjok Llesh Olaj,45) Bajraktari i Bogës i biri i Tom Gjerit.46) Që në femijrinë time isha kurioz per t’u njohur me legjendat dhe mitologjitë e popullit tim, por edhe me ato të popujve të tjerë të Ballkanit, te cilat i tregonte aq bukur nena ime e mrekullueshme, nga e cila mora leksionet e para te etnografise e te folklorit te pasur shqiptare, me te cilat u rrita. Tregimet e nënës për xhubletat e famëshme dhe veshjet e tjera të Malesisë së Madhe, Dukagjinit, Kosoves, por edhe për fustanellat e çitjanet e mrekullueshme te Shqiperisë së jugut e deri tek veshjet e krahines së Çamerise, për Rashet e Trashet e popujve sllav, malazez, maqedonise, bullgarise, rumunëve, boshnjakeve e tjere edhe sot e asaj dite me mbeten të pa shlyera nga kujtesa. Kurse me babain shkonim shpesh për gjueti në krahina të ndryeshme të Alpeve të Veriut, ku njëkohesisht eksploronim majat e maleve, kanionet dhe luginat e lumenjeve malorë, shpellat e ndryeshme si dhe ngjiteshim në majat më të larta të Thethit, Vermoshit, Bogës, Razmës,Valbonës, Razemës etj. Shpesh bënim edhe argëtime arkeologjike në kështjellat e qytezat e ndryeshme të vendit tonë. Në këto udhëtime përvetesoja leksione të tjera si; të gjeografisë, të historisë e të arkeologjisë. Ai ishte njeri universal dhe me një humor të jashtzakonshëm, por edhe tepër kurioz. Me një vemendje shumë të madhe ai dëgjonte tregimet e historianëve të shumtë të qytetit tim, si dhe të malesorëve të moshuar. Babai edhe i tregonte ato aq bukur sa të bënte që të rendje pas atyre shtigjeve ku zhvilloheshin ngjarjet e legjendave per kreshnikët Mujin e Halilin, Dorontinen, Trimat e Jutbines (Rud – bines), Gjeto Basho Mujin, Zanat e maleve, krojeve e cetave dhe te rudinave të Bjeshkëve të Namuna, Bjeshkëve të Sharrit etj. Në këto tregime më pat bërë përshtypje tregimi i një malesorit në Boge, i cili tregonte për prejardhjen e fisit të Bogës dhe për shume fise të tjera për rreth Masivit të Bjeshkëve të Namuna dhe historinë e tyre. Të cilat që i vogël i sodisja plot ëndje e kërshëri nga luginat e Bogës, Thethit, Qafa e Pejes, Valbonës, Nikçit, Vermoshit etj. Edhe sot tregimi i tij më duket tepër interesant dhe i paharruar, ja kështu……….. 47) “ ……… Të parët tanë kanë ardhur në Bogë para se të krijohej Hana në qiell. Ato ishin dy vllazen me familjet e tyre, bijt e Zotit e të Qiellit e të Kryqit Grepç 48), që ishte dielli i tyre. Ato zbriten nga qielli me një zog te madh prej tunxhit, me kokën e një zane shumë të bukur, me krahë si të shqiponjës. 49) Pasi u përplasen nga qielli mbi bjeshkët e nalta, nga shkatërrimi i zogut të hekurt u formuan dy lugina të mëdha. Në këto vende ato gjetën vetëm disa dele, dhi e kafshe të tjera te egra, të cilat nuk kishin se ç’farë të hanin, por as njerëz. Ata që zbriten ishin dy vellezër, të cilet u moren vesh me njëri- tjetrin, ku u ndanë në dy drejtime për të gjetur pyje e kullota, kroje e burime me ujë të freskët e të pijshëm. Duke u ndarë me njëri- tjetrin, ato i mallkuan këto bjeshkë të thata e tërë shkëmbinj gjigand që iu sollen atë fatkeqësi për të mos u kthyer më nga kishin ardhur. Që atëhere dy vëllezërit i mallkuan duke i quajtur; “Bjeshkë të Namuna”. Njëri vëlla zbriti dhe themeloi fshatin Bogë, kurse tjetri zbriti nga Sheu i Bardhë në Qafëtë Pejës drejtë një fushe të bukur e plot pyje shekullore, burime e kroje me ujra shumë të ftohtë, mes malesh të larta, i cili e quajti ‘’Fusha e Rudeve’’ (Fusha e Rud – Nices) 50), teritor në Rep. e Shqiperise, në afersi të liqenit akullnajor të Geshtares mbi Safkaçin e Vuthajve, në Guci të Plavës (sot në teritorin e Malit të Zi). Këtu ato filluan të jetonin në Shpellën e Kreshnikëve (disa i thonë Shpella e Gjergj Elez Alisë por edhe e Vukoçes), ndodhet nën Qafen e Majes së Lagojve, sipër vijave të Lulash Dashit 51), kurse stanet e verës i ndërtuan sipër në Bjeshken e Vukoçes dhe filluan mbarështimin e gjësë së gjallë ,në veçanti ata zbuten delen e egër, e që nga ajo kohë, delja e jonë u quajt Delja RUDË. 52) Më tej ai thekson se të parët tanë ishin njerëz me flokë të verdha dhe me sytë bojqielli, si ne sot, të butë e të beses, burra shtatlartë e të pashëm, trima të çartun që nuk trembeshin prej askujt, që ju vinte dora për të bërë çdo pune të bukur e të mirë e që nga ajo kohë u perhapen në tërë Europen. Kjo vllazni për tu njohur në mes tyre se ishin të një gjakut Rudë, si burrat ashtu edhe gratë bënin në duart e tyre luleboje (tatuazhe) me Kryqin Grepç (svastike).Vegla e tyre muzikore ishte fyelli e lahuta me kokën e dhisë së bjeshkes në majë, që sot e kemi edhene, mbasi është një kafshë e shenjtë te cilen e zbutën Rudët. Që nga ajo kohe Bog’janët u vendosën në këto troje ku jetojnë edhe sot, ku tymin e parë 53) e nxorrën nga Shpella e Madhe e Bogës 54).

Kjo shpellë është banuar gjatë në shekuj deri në ditët tona. Shpella sot është vendstrehim për tufat e bagëtive. Legjenda e zogut të hekurt në Malin e Çikes Mali i Çikes 08 Mars 1983 Pasi zbritëm nga Mali i Çikës mbi Llogara, në një kurrizore të mbuluar vende-vende me akull e dëborë arritëm në Qafen e Shëngjergjit – 1157 m. (tek Saranxha katrore e italianit) Mbasi bëmë një pushim të shkurtër, filluam të eksploronim Përroin e Kullunxhiut. Në krahun e majtë vizituam Shpellën e Koshtit (Kollundriut), ku zbuluam katër rrota të vogla guri me mbishkrime shumë të lashta, plot sëastika tepër interesante . Vlen të theksohet se kur zbret në thellesi të përroit të Shkalles, në një pjesë shkëmbore janë fotografuar disa mbishkrime tepër interesante.

. Pasi i sistemuam pllakat e shkruara, zbritem tek Burimi i Rrapit për të pirë ujë. Këtu takuam një bari që na tregoi Shpellen e Pirgut. Pirgu ishte katrore dhe kishte lartësine 10 metra.

Mbas një eksplorimi të imët të kësaj zone, iu drejtuam fshatit Terbaç duke ndjekur intinerarin Shtegu i Baltes, Bulica, Rrrezat e Ariut, Hunda Ilqe, Burimi i Lujtit (Burimi i Rrapit te rrezuar), Varri i Beqares, Hunde Bube, Përroj i Grabijes etj. Në lagjen Shëngjergj, në afërsi të shtepive të Bejo Shirokut, Cane Lazes dhe te Shaban Malajt takuam edhe nje grua të moshuar, të quajtur Sulltane, të cilën e pyetëm për të gjith ato që kishim parë në eksplorimet tona, si dhe për pllakat e gurit me mbishkrime të lashta. Haxhi e Bejo Shiroku me Çelo Abazin më rekomanduan që të bisedoja me plaken Sulltane, mbasi ato do të niseshin në Qendër të Tërbaçit.

Ne qëndruam me me plaken e cila na rrëfei këtë legjendë interesante: “……….. Unë e njoh mirë këtë zonë, mbasi kam punuar shumë që kur isha nuse në këtë fshat. Prindërit e burrit dhe shumë të moshuar tregonin se sipër qafës së Shen Gjergjit janë shumë guva e shpella, ku banoret e fshatit janë fshehur nga romaku e turku, se të parët e tyre nuk ishin as kaurr e as muhamedanë.

Të cilët kishin zbritur në këto vende me një zog të madh prej argjendi. Kur zogu u fut në mjegullën e dendur, ai u përplas me Malin e Çikes dhe u nda në dyshe, duke ngritur në qiell një flakë shumë të madhe dhe me një gjemim shurdhues. Për shtatë muaj e tërë maja e Çikes shkëlqente nga një zjarr i pa dukshëm ku kundermohej era e barotit.

I gjithë mali ishte mbushur me copa të vogla argjendi nga zogu me gjoks gruaje. I cili e kishte grryer malin në dy drejtime, që nga ana e Palasës në Dhërmi, u formua Përroj i Ksirolakut, por edhe këndej nga ana e jonë u hap një përrua shumë i madh që u quajt edhe ky Prroj i Ksirolakut. Njerëzit që zbriten ishin shumë të fuqishëm dhe me flokë të verdhë.

Ato filluan të merreshin me blektori, ku me teper rrisnin dhitë e mëdha. Të gjithë këto njerëz në gjokset e tyre mbanin një kryq si të gjermanëve, i cili shkëlqente si copat e zogut të thyer. Këto copa disa njerëz filluan t’i mblidhnin, por të gjithë u semurën. Që nga ajo ditë askush nuk doli më në Malin e Çikes për ti mbledhur ato.

Të parët tanë që erdhën këtu ishin të pashem dhe trupat e tyre i kishin të shkruar me luleboje (tatuazhe). Ato kërkonin të flisnin me perenditë që ishin lart në qiell dhe për t’i tregua se ishin të gjallë. Në tokë gdhendnin pirgje prej shkëmbi me forma të çuditshme dhe jetonin në Shpellën e Dhive.

Ç’do mengjës i luteshin diellit sapo fillonte të linte mbi majat e maleve përtej Lumit të Vlorës. Për të ruajtur historite ë tyre ato filluan të shkruanin mbi pllaka të mëdha guri, dhe i vendosnin në malet e larta për ti kenduar perendite mesazhet e tyre……………… !

—————— O Vranisht mbi këto male / O i madhi monument Malet si mure kalaje / Kala me miliona vjet .. Për ato nënat spartane / Që lindën e rritën rrufetë Rriten trimat hàne hàne / Ata gjuhëbilbilenjtë ~Rapsodi nga F. Brahimi

Loading...