Soreca: E ardhmja e Shqipërisë është në BE!

Për ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, Shqipëria është mik shumë i rëndësishëm i këtij Unioni.

Në koncertin e mbajtur në ditët e Europës, Soreca vë theksin se e ardhmja e Shqipërisë është në BE, dhe sipas tij këto nuk janë vetëm fjalë, por fakte.

BE dhe Shqipëria është më pranë se kurrë, shprehet Soreca dhe këtë e ka treguar edhe me tërmetin, por edhe me COVID-19, duke premtuar se do të ndihmojnë në rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit.

“Sot Dita e Europës është si asnjëherë tjetër! Dhe fatkeqësisht nuk mund të mblidhemi për ta festuar! Kriza e COVID-19 e ka ndryshuar në mënyra që ishin të paimagjinueshme disa javë më parë! Na mungojnë familjet tona, na mungojnë miqtë tanë.

Izolimi dhe pasiguritë po vënë në provë durimin dhe qëndrueshmërinë tonë. Jemi në një çast kritik, kur e ardhmja jonë e përbashkët, mbështetet te përgjegjësia jonë individuale. Pandemia në Shqipëri erdh i pas tërmetit, pasojat tragjike të të cilit i vuajnë ende shumë njerëz.

Ne e dimë që çdo krizë mund të nxjerrë më të keqen dhe më të mirën te njerëzit dhe kombet! Në mbështesim njëri- tjetrin, mbështesim miqtë tanë dhe Shqipëria është ndër miqtë shumë të rëndësishëm për ne.

Pas tërmetit Bashkimi Europian u mobilizua me shpejtësi për Shqipërinë. Së pari me kërkimet dhe shpëtimin, pastaj me ndihma të menjëhershme dhe tani me rindërtimin.

Për këtë KE po investon 150 mln euro, gjithsej BE ka premtuat 400 mln euro. 230 mln euro për COVID-19, dhe më shumë do të vijnë.

Do të ndihmojmë rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit. Është e rëndësishme për ne, të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë sepse e ardhmja juaj është me ne, në Bashkimin Europian.

Këto nuk janë fjalë, por fakte! Tani jemi më pranë se kurrë”, shprehet Soreca.

Loading...