Djali i 63-vjeçarit që ra nga lartësia duke punuar: ‘Mu duk e pabesueshme sepse flisnim në telefon çdo natë’

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën 2 ditë më parë, ku një punëtor ndërtimi ra nga lartësia dhe si pasojë ndërroi jetë.

Viktima Mëhill Perpepaj, 63 vjeç, ishte duke punuar në një ndërtesë te “Fusha e Aviacionit”, në momentin që pësoi fundin tragjik.

Ndërkaq, në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte i ftuar djali i Mëhillit, Lulzimi. Ai thotë se prej disa muajsh ndodhet në Itali, dhe lajmin e hidhur e mori nga i vëllai.

“Më mori vëllai në telefon dhe më thotë, vëlla bëhu i fortë sepse ka humbur jetën babi”, thotë Lulzimi. Ai zbuloi se i ati, ka më shumë se 20 vite që jeton në ndërtim. Edhe pse ishte 63 vjeç, ende punonte, sepse dëshironte të përfitonte pensionin.

“Ka qenë i fortë, i kujdesshëm, vetëm ai punonte në shtëpi”, zbuloi Lulzimi. Gjithashtu ai u shpreh se edhe në të kaluarën i ndjeri, ka pësuar dëmtime në punë, por të shoqëruara me gërvishtje të lehta.

“Ka pasur raste kur ka pësuar gërvishtje të vogla, te këmbët, duart”, tha Lulzimi. Ndërkohë mendohet që Mehilli, punonte pa respektuar sigurinë në punë, dhe kjo jo për faj të tij. “Pajisje nuk ka pasur. Babai im hipi 12 kate dhe duhet të kishte sigurim sepse siç vdiq ai mund të vesin edhe shumë të tjerë”, rrëfen i biri i Mëhillit.

Sakaq, Lulzimi tregon dhe momentin sesi babai i ka ndërruar jetë:

Kam folur me një kushëri dhe më tha që ka qenë duke punuar në katë të 12. Më tha që ka rënë 3 kate më poshtë dhe shokët që e kishin parë, kishin thënë ka mbaruar. Nga tronditja nga lartësia, plus edhe mosha”.

“Isha duke punuar, e kisha lënë celularin në karikim më kishte rënë vëllai, motra. E pashë më pas, mora në telefon vëllanë dhe më tha bëhu i fortë sepse ka humbur jetën babi. Mu duk e pabesueshme sepse flisnim në telefon çdo natë. Kishte tre javë që kishte filluar punë.

I pata thënë që ki kujdes babi, ruaj veten nga virusi, nga skelat. Babi kishte 20 e ca vite që punonte në ndërtim. Kisha frikë sepse edhe mosha 63 vite, ai shkonte me shumë për të mbyllur sigurimet. Ka pasur raste kur ka pasur gërvishtje të vogla, tek këmbët ose tek duart, por ka qenë dhe i kujdesshëm, ka qenë shumë i fortë. Punën e dinte si bëhej se ka pasur shumë vite, por ka qenë e shkruar kjo gjë.

Pajisje nuk kanë pasur. Babai im hipi 12 kate dhe duhet të kishte siguri, sepse siç vdiq ai mund të vdesin edhe të tjerë. E shprehete që për moshën që kishte, puna ishte e lodhshme, prej hallit punonte sepse vetëm ai ishte në punë. Unë në janar kam filluar punë në Itali dy muaj në shtëpi. Ka afërsisht një vit duke punuar në atë kantier.

Kam folur me një kushëri dhe më tha që ka qenë duke punuar në katë të 12. Më tha që ka rënë 3 kate më poshtë dhe shokët që e kishin parë, kishin thënë ka mbaruar. Nga tronditja nga lartësia, plus edhe mosha. Kam fol mbrëmë nga ora tetë e darkës. Sepse as unë dhe vëllai nuk ishim përgatitur për diçka të tillë. Fola me kushërinjtë. As unë nuk e di si ka ndodhur, unë e kisha dëgjuar se i kishte rënë infrakt. Babai nuk vuante nga asgjë.

S’ka qenë ndonjëherë në spital. Skela duhet të jetë e kapur me paletë, të ketë kokore, litar sigurie. Babai im paguhej 29 mijë lekë të vjetra në ditë, punonte edhe të dielave”, u shpreh Lulzimi.

Loading...