Ëndërroja të bëhesha yll kinemaje,mjeshtre sporti ose një gazetare,por ëndrrat m’i vrau bisha komuniste – Nga Aida Meti

Në foto Aida me Babain e saj që doli nga burgu vetëm në vitin 1991, kur u rrëzua diktatura komuniste

Në internim punoja me Bashkim Shehun – mua fëmijën që hetuesi Bujar Himçi më shantazhonte dhe regjimi komunist ma vrau jetën

Kam shkruar, kam grisur, poezi e proza, kam qarë e bërtitur për fatin tim e të familjes time që femije.

Që e vogël kam pasur shkruar shumë në shkollë që edhe sot e kesaj dite janë në arkivat e saj !

Mua më vrau që të vogël regjimi komunist.. ..

Kur vjen shkurti, tani në ditët e shkurtit, kujtoj me dritherimim kalvarin e burgosjes se babait tim qe u dënua 25 vjet si armik i popullit shqiptar,

një baba i respektuar nga të gjithë njerëzit që e njihnin si humanist, ai ishte mjek fizioterapist,

që s’ia dhanë kurrë të drejtën e ushtrimit të profesionit sepse sipas tyre ishte “i huaj”, ai ishte shqiptar, i lindur në Ulqin.

Nuk do ta harroj atë paradite kur po e prisja babain tek dera e shkollës të më sillte byrekun në pushimin e madh të shkollës dhe byreku i ra nga duart kur i vunë prangat e hekurta duke e arrestuar si armik i popullit.

Babai im, ishte artist, i binte violinës dhe donte që të krijonte një filarmoni në Berat me muzikantët që ai i kishte miq Shqiptar.

Ai kishte mik Ibrahim Madhin, ishte mik i Flamur Shehut e të tjerë…

Në shtëpinë tonë erdhi hetuesi Bujar Himçi dhe filloi të më shantazhonte, më merrnin në pyetje në hetuesi.

E shantazhonin edhe babin në burg duke i bërë presion për familjen që ai e kishte pikë të dobët.

Edhe sot e kësaj dite që ka kaluar aq kohë, i kam parasysh sytë e tij të akull që i kishte të bardhë si gjarpër.

Hetuesi mori nën kontroll korrespondencën që babai kishte me motrat dhe vëllezërit e tij në Ulqin,

ndërsa mua më ra bomba në shpirt dhe në jetën time nisi kalvari i demonëve që kur isha në klasën e tetë vetëm 14 vjeçe.

Torturat e burgjeve të Shqipërisë i kam parë të gjitha me sytë e mi, si e bija e armikut.

Kam parë Spaçin, kam parë të gjitha dyert e burgjeve politikë.

Ah ky muaji shkurt që fundosi të ardhmen time!

Unë isha gjimnaste e shkëlqyer dhe Klubi Partizani po luftone të më tërhiqte në Tiranë se megjithëse 13 vjeçe punoja për mjeshtre sporti,

kur bishat dhanë urdhër të më largonin nga sapo e arrestuan babain!

Më hoqën edhe nga gjimnazi, paçka se isha e shkëlqyer me mësime dhe ëndërroja të bëhesha gazetare ose gjimnaste e mjeshtre sporti…

Bishat përdornin të gjitha mjetet, dhunën deri përdhunim ndaj viktimave të pafajshme!

A e kuptoni ju o njerez se çfare ishte ferri i kuq ?

Edhe mua adoleshenten më quanin “të huaj”, “Jugosllave” nga origjina e babait.

Donin te me denonin per agjitacion e propagande

Me hoqen nga shkolla e me çuan te punoja ne bujqesi ku ka qenë djali i Mehmet Shehut i internuar Bashkimi Shehu në malin ku dilnin gjarperinjtë

Prej andej më hoqi nëna se isha fëmijë e brishtë dhe më morën njerëzit e saj në Shkoder aty ku kalova adolishencen
..
Fjala e babait më ka mbajtur kjo që unë jam sot …

Nuk më harrohen lotet e tij qe i dilnin per 6 femijët engjëj që i la jetimë duke mos ju përkulur bishës komuniste.

Prangat e hekurta s’do t’ja harroj ..

Fjalët e babait tim te dashur qe me dhanë kurajo deri edhe ne ditet e sotme, të cilat edhe sot më tingëllojnë në vesh: “Aida qendroni te fortë si Nioba”.

Eh shkurti ky shkurt i embel ishte per baban qe linda une, por edhe i hidhur per familjen tone.

Vuajtet filluan ne vitin 1978 kur komunistët nisën fushatën kundër “të huajve” si i konsideronin shqiptarët nga Mali i Zi apo nga Kosova.

Dhe ndaj familjes time ferri nisi pikërisht se im atë ishte shqiptar nga Ulqini.

U ktheva ne Berat por persekutimet me ndoqen, violencat e meshkujve qe kishin poste, sekretari i partisë.

Njëherë kur punoja ne ndertim me hyri shefi i ndertimit qe ishte edhe inxhinier e donte te me violentonte,

nisa të bertisja e ulerisja dhe u largua maskarai si qen sepse une nuk i dorezohesha, isha krenare.

I bera denancim por ishte e kot sepse ata ishin vete te lidhur, kështu ika perfundimisht nga ajo pune

U dashurova me një djalë nga familjet komuniste edhe me ate më ndau Sigurimi. Ish burri më la ne maternitet dhe komunistët i sollen gruan komuniste në shtepi

Babai i djalit tim më braktisi sepse motra e tij shkonte ne shtrat me ish shefin e deges Muhamet Oporaku i cili denoi e persekutoi tim ate.

Djalin e rrita une tek nena ime, me sakrificat tona.

Mua me urrenin se isha grua e ndare nga burri me femijë dhe

per martese nuk me donin ..

sepse isha e bija e armikut ..

Kështu filloi kalvari i gjyqit te atesise sepse i jati donte ta mohonte të birin pasi familja nuk e lejonte sepse ishin komuniste .. !

Atesin e djalit e fitova dhe më vonë u njoha me bashkëshortin tim qe per 30 vjet me mbrojti edhe ishte një zotni i vërtetë nga familjet fisnike, nga Bejleret e Velmishit.

Me atë bera dy femijë te tjere djalin e pare te komunistit e rriti ky fisniku qe jetova 30 vjet.

Sot djemtë jetojnë në Abruzzo, punojnë si guzhinierë dhe kanë marrë medalje të arta si të rinj të talentuar.

Jeta më kalon shpesh para syve dhe kalvarin e ferrit nuk e harroj kurrë!

Dhe sa herë vjen shkurti nis e trishtohem sepse në një ditë shkurti erdhën dhe ma arrestuan babain dhe jeta jonë që fëmijë mori tatëpjetën.

Ëndërroja të bëhesha një yll kinematografije, ose nji mjeshtre sporti ose një gazetare, por endrrat m’i vrau bisha komuniste.


Fjalë kyçe: Aida Meti

Loading...