Dita e Nënës, shënohet për të treguar vlerën e nënave dhe figurave amë nëmbarë botën.
Edhe pse ato marrin dashurinë tuaj çdo ditë, një dedikim më i veçantë në këtë ditë atyre do t’ua kthej buzëqeshjen edhe më shumë.
Në fakt, edhe historia se si e diela e dytë e muajit maj, shënjon Ditën e Nënës, është mjaft interesante. Ka mbetur kështu pikërisht nga një grua.
Në kohët moderne amerikanja Anna Marie Jarvis (1864-1948) ishte ajo e vetme që kishte idenë e parë për të krijuar një ditë të veçantë për të nderuar nënën e saj.
Kanë kaluar 103 vite që nga ajo ditë ku përpjekjet e saj në fund u realizuan më 9 maj, 1914, kur presidenti i atëhershëm amerikan Woodrow Wilson nënshkroi një dekret, ku Dita e Nënës u prezantua si një festë kombëtare në të dielën e dytë të majit. Që atëherë, shumë vende festojnë Ditën e Nënës Botërore në të dielën e dytë të majit.
Urimet më të mira për të gjithë nënat në botë!
Zoti e bekoftë atë nënë që qan djalin e saj,
Zoti e bekoftë atë nënë e vetmuar,
Zoti e bekoftë atë nënë e lodhur,
Zoti e bekoftë atë nënë të tradhtuar,
Zoti e bekoftë atë nënë të braktisur,
Zoti e bekoftë atë nënë që qan natën dhe buzëqesh gjatë ditës,
Zoti e bekoftë atë nënë atje lart që ende mbron fëmijët e saj si një engjëll,
Zoti e bekoftë atë nënë të sëmurë që kurrë nuk lodhet,
Zoti e bekoftë atë nënë që mbledh monedha dhe mban dhëmbë të shtrënguar,
Zoti e bekoftë atë nënë që pavarësisht gjithçkaje …
Fali të metat e burrit të saj, fëmijëve …
ai që …Lutuni, shpresoni, buzëqeshni dhe mos u ankoni kurrë …
Zoti e bekoftë atë nënë që bën çdo detyrë me dashuri.
Ai që lut Nënën Qiellore
Zoti i bekoftë të gjitha nënat në botë sot dhe gjithmonë!
Urimet më të mira për të gjitha ju NENA!