Mikrobiologu shqiptar: ‘Koronavirusi do të zhduket plotësisht, pasi të…’

Mikrobiologu shqiptar, Lul Raka nga Kosova është shprehur se koronavirusi do të zhduket plotësisht, pasi të dalë vaksina. 

Kjo gjë sipas tij mund të zgjasë deri në një vit.

Gjatë fjalës së tij, ai është shprehur edhe se duhet të përgatitemi të bashkëjetojmë me koronavirusin duke pasur kujdes shumë të madh. Po ashtu ai ka thënë se Kosova e ka fituar betejën me koronavirusin, por jo luftën.

Më pas ka vazhduar:

Pandemia mund të mundet kur të gjendet vaksina, e cila është e sigurt dhe është efikase dhe kur ka mundësi të prodhohet në mënyrë masive, sepse në qoftë se vjen deri në një vaksinë të tillë ajo merr një vit. Ne duhet të përgatitemi që të bashkëjetojmë me koronavirusin por, duke pasur kujdesin maksimal.
Më tej ka thënë mund të ketë edhe një valë të dytë dhe të tretë të koronavirusit.

Më pas ka shtuar:

Po mund të kemi valë të dytë dhe të tretë të virusit. Na e kemi parë prej shteteve të tjera që kanë hyrë së pari në këtë cikël. Në Singapor pasi ka përfunduar cikli i parë ka pasur valë goditëse të valës së dytë për shkak të neglizhimit të masave. Ka ndodhur 1 mijë e 500 raste ne konvikt të punëtorëve i cili ka qenë i mbipopulluar.

Një pjesë e njerëzve veç janë infektuar dhe ende nuk e dimë se sa për qind, mirëpo deri atëherë përmes testeve do ta dimë sa është përqindja e popullatës që është prekur. Në valën e dytë nuk do të ketë nevojë për një izolim të tillë sikurse herën e parë, por bashkë me Coronavirusin do të kemi edhe një armik tjetër që është gripi sezonal, në vjeshtë dhe dimër.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij, ia ka thënë edhe në Kosovë kanë munguar investime në shëndetësi.

Loading...