Edhe kjo fundjavë, është njësoj si e kaluara! Orari i pensionistëve ishe deri në 10:00, ndërsa nga ora 10:00 deri në 17:30 do të jetë orari i prindërve me fëmijë. Sa i përket bizneseve, çdo gjë do të jetë e mbyllur, përfshirë këtu edhe farmacitë dhe marketet.
Nga nesër, (të hënën 11 maj), shtohen 14 zonat e gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda zonave të gjelbërta me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje) deri në orën 21:00.
Në lidhje me të riatdhesuarit, pas datës 11 maj të gjithë do të riatdhesohen në banesë.
Nëse kurba do të jetë e qëndrueshme, nga 18 maji hapen baret, restorantet, dhe lejohen stërvitjet individuale të sportistëve deri në orën 17:30.
Gjithashtu do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.