Si të përgatisim petulla tradicionale

Përbërësit (për 4 persona)

400 gr miell

30 ml ujë të vakët

2 vezë

20 gr maja

1 lugë çaji kripë

1/2 lugë çaji sheqer

Përgatitja:

Në një enë të thellë, hedhim ujin e vakët në të, pastaj hedhim kripën dhe majanë dhe i përziejmë mirë.

Pastaj marim miellin dhe e shtojmë ngadalë në enën me ujë.

Rrahim vezët dhe vazhdojmë përgatitjen e brumit.

Brumi duhet të jetë i përderdhur.

Brumin e mbulojmë dhe e lëmë për 20 minuta.

Më pas marrim një tigan dhe e vendosim në zjarr në temperaturë të lartë. Hedhim vaj dhe sapo të nxehet mirë vaji, marrim brumin dhe ashtu lugë-lugë e hedhim në tigan, derisa petullat të skuqen në të 2 anët.

Sipas dëshirës suaj mund t’i vendosni me reçel, djath e të tjerë.

Loading...