Këngëtarja Gjira Kajtazi po bën disa kohë që është shkëputur nga muzika.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, Gjira ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory dhe i ka kthyer përgjigje pyetjeve të tyre.
Një ndër ndjekësit e ka pyetur këngëtaren rreth raportit që ka me vjehrrën dhe Gjira ka treguar se marrëdhënia e tyre është shumë e veçantë.
‘Vjehrra ime ka rritur 6 fëmijë (pesë vajza dhe një djalë) prandaj tani që jam nënë vetë ia kuptoj dhimbjen, frikën dhe dëshirën.
Është një gjyshe shumë e dashur dhe e kujdesshme.
Normalisht nuk mund të jemi dakord për gjithçka e ka ndonjë vërejtje/këshillë po prapë e ka për të mirë dhe nuk na përzihet.
Kjo mundet të ndodhë dhe me nënën time sepse dallon koha dhe synimet me jetën e prindërve tonë dhe kohën e sotme. E respektoj në çdo aspekt dhe e falenderoj që s’është dorëzuar deri sa ka lindur Alinë, se s’di ç’do kisha bërë pa të’, ka shkruar Gjira.