Virusi COVID-19 po humbet fuqinë “kryesisht për shkak të bllokimit, distancimit shoqëror dhe përdorimit të pajisjeve mbrojtëse dhe mbase edhe për shkak të mutacioneve kalimtare duke e bërë atë më pak ngjitës, deklaroi Massimo Ciccozzi, epidemiolog i Universitetit Universitar Bio-Medico të Romës, në një seancë dëgjimore në Komisionin e Shëndetit të Senatit italian.
“Ajo që po bëhet në modelet e zhvilluara nga grupe të ndryshme të studiuesve këto ditë janë të gjitha hipoteza, sepse nuk ka asnjë provë të patogjenitetit në laborator mbi qelizat dhe virusin”, saktëson Ciccozzi.
”Një gjë që po zbulojmë është se virusi po humbet fuqinë para së gjithash për shkak të bllokimit, dhe pastaj, mbase, sepse ndryshon. Këto janë mutacione kalimtare, të cilat zgjasin disa javë dhe më pas mund të zhduken, mutacione mbi të cilat mund të veprojë evolucioni, duke e bërë virusin më pak ngjitës. Që virusi po humbet forcën mund të shihet nga fakti që qarkullimi i tij është ulur, dhe ky mund të jetë efekti i këtyre mutacioneve”, deklaroi Ciccozzi. /atsh