Ndërkohë nga java e ardhshme, autoshkollat do të lejohet që të dalin në rrugë, me kushtin që mos të ketë më shumë se 1 praktikant në kabinë, veç kur janë nukël familar! Me maska, doreza, matje e dezinfektime! Lajmi është dhënë si nga ana e kryeminsitrit Edi Rama, ashtu dhe nga ana e Blendi Gonxhes, që është në krye të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.
Postimi i plotë:
TJETËR LAJM POZITIV: Aktiviteti i subjekteve private që regjistrojnë dhe përgatisin aplikantë për Leje Drejtimi, rritje kategorish, teori e praktikë, rihapet me dy faza! Brenda 11 Majit del Urdhëresa për rinisjen e regjistrimeve të reja, riçelet aktiviteti ekonomik për kursantët e rinj që presin prej 2 muajve! Prioritet masave, distancave mbi 1.5 m dhe higjienës në teori, sikurse seancave online! (Pritet sot urdhëresa e MSHMS për DPT/e-Albania!)
Nga 18 Maji nis edhe instruksioni në rrugë, jo mbi 1 praktikant në kabinë, veç kur janë nukël familar! Me maska, doreza, matje e dezinfektime! DPSHTRR – Njësia Operacionale Anti-Covid monitorojnë hap pas hapi zbatimin e protokolleve të posaçme të sektorit të kualifikimeve për Leje Drejtimi!
Takimet te subjektet, orare seancash, pa krijuar radhë a grumbullime dhe me rezervime online! Edukim për shofera të rinj edhe më të kujdesshëm për rregullat e Covid19 në kabina! Transporti, faktor nr. 1 për fitoren ndaj armikut që vijojmë të përballemi‼️
Kursantëve që iu është ndërprerë kursi i teorisë/praktikës për shkak të mbylljes së aktivitetit në 13 Mars, procesi mësimor do vijojë aty ku është ndërprerë.
Autoshkollat duhet të koordinohen paraprakisht me drejtoritë rajonale për të shmangur tejkalimin e kapaciteteve të lejuara për testim konform protokolleve të masave të sigurisë. Suksese në vijim, të gjithë jemi në provë, shkelja e rregullave do penalizohet ashpër rast pas rasti ose do na rikthejë në bllokim aktiviteti si sektor ndaj duhet përgjegjësi maksimale!