Greqi/ Emigranti shqiptar u gjet i plagosur në oborr,ndërron jetë në spital

Një 65-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur rënë në kokë dhe në gjoks në oborrin e banesës së tij në Greqi, ndërsa për pasojë ai ka ndërruar jetë në spitali.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Artemida të shtetit helen.

Mediat greke raportojnë se shqiptari ishte gjetur nga fqinjët e tij i larë në gjak, ndërsa ata të alarmuar njoftuan policinë dhe ambulancën.

Ndonëse ambulanca e dërgoi me urgjencë drejt spitalit, 65-vjeccari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka ndërruar jetë.

Aktualisht policia ka dyshime se shqiptari është plagosur rëndë, pasi autorët kanë tentuar të grabisin banesën e viktimës.

Loading...