Rehabilitim i aksit Llogora-Sarandë

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se, po intensifikon punimet në rehabilitimin e aksit rrugor, Llogora-Sarandë, për rritjen e sigurisë rrugore, në prag të sezonit veror.

Sipas ARRSH-së aktualisht në zonën Bunec-Borsh po kryhen punime dhe riparime të nevojshme në shtresën asfaltike.

Ndërsa ekipet e ARRSH-së janë çdo ditë në punë për të rritur sigurinë rrugore, në akset kombëtare të vendet.

Rruga automobilistike nga Vlora në Sarandë është një nga më piktoresket në Shqipëri dhe më të frekuentuarat gjatë sezonit veror. /atsh

Loading...