Situata e pazakontë nga pandemia, mjeku Tritan Kalo zbulon se çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

Mjeku i njohur Tritan Kalo tha se ditët në vijim do të na sjellin një pamje më reale të asaj çfarë ndodh në popullatë pas ndryshimeve të mëdha në lirimin e masave.

“Shifra 4 përkon me numrin 4 të rasteve të para.

Me të infektuarit e parë në mars. Por shifra e ulur nuk duhet të na shtyj drejt një optimizmi të rremë, por duhet të na bëjë më vigjilentë.

Nëse respektojmë distancimin fizik, të mos neglizohohet higjena dhe hapja të jetë e kujdesshme bashkë me sjelljen tonë, kjo do na shtyjë drejt optimizmit real.

Ditët në vijim me hapjen që po ndodh, me liberalizimin e masave do të fitojmë një pamje reale të asaj çfarë ndodh në popullatë.

Kujdesi ndaj vetes, ndaj distancimit fizik, ndaj higjienës e rikthimi në punë duke zbatuar masat, shpresojmë mos të kemi përplasje me këtë infeksion”, tha Tritan Kalo në Open.

Loading...