U shpall ‘zonë e gjelbër’, identifikohet një rast i ri me koronavirus në…

Ndonëse Berati është mes bashkive që janë shpallur si ‘zona të gjelbra’, identifikohet një rasti i ri me koronavirus.

Mësohet se ka rezultuar pozitive me COVID-19 një punonjëse e Ujësjellësit të Beratit.

Thuhet se ekonomistja e këtij institucioni prej tre ditësh kishte temperaturë 37 e gjysmë, ndërsa pasi i ishte nënshtruar testit, sot i ka mbërritur përgjigja, e cila rezultoi pozitive.

Po ashtu deklarohet se punonjësja, e cila banon në lagjen ‘10 Korriku’ në Berat, nuk ka asnjë simptomë tjetër, ndërsa është izoluar në banesën e saj.

Si fillim, ajo ishte paraqitur pranë Urgjencës së spitalit, dhe më pas ishte dërguar në shtëpi. Aktualisht, punonjësit e Ujësjellësit po i nënshtrohen analizave, për të parë nëse ka të prekur të tjerë mes tyre me këtë virus.

Loading...