Banorët e Shkozës i dalin para fadromave: Na shtypni edhe ne!

Ndërkohë që punonjësit e IKMT-së që kanë shkuar me fadromë në dyert e shtëpive të tyre dhe po kërkojnë t’u shembin shtëpitë, banorët e Shkozës kanë nisur protestën.

Ata i kanë zënë rrugën fadromave dhe kanë shpjeguar se kur t’u jepet  dokumenti, që të mund ta paraqesin në gjykatë,  janë gati edhe ta shembin vetë shtëpinë me kazëm, pa pasur nevojë për fadromë.

“Ku t’i çoj sot unë dy pleq nga 80 vjeç?! – tha njeri prej tyre. -Nuk dalin ata nga shtëpia. Po na jepni letrën zyrtare, mbi cilin ligj e mbështet shembjen dhe unë dal vetë e ta shemb edhe shtëpinë madje, me kazmë.” /Lajmifundit.al

Loading...