Rama i përgjigjet Metës: Asnjë hap pas, Teatri i ri Kombëtar do të bëhet

Edi Rama nuk bën asnjë hap pas për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

“Ai është një proces për të cilin unë jam shprehur tanimë nuk e di sa vite u bënë dhe jam njeriu i fundit që duhet të pyesni për ndonjë hap mbrapa, jam i pari që e kam thënë që në 1998-99, në ato vite që ajo godinë duhet të shembet dhe Shqipëria duhet të ketë një teatër të denjë.

Të gjitha argumentet janë evaruzuar.

Të gjithë kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre, por në fund vendos shumica.

Ne jemi shumica dhe e kemi marrë këtë vendim dhe nuk shoh sesi pakica të caktuara mund të imponojnë në cdo formë vendimmarrje, që lidhen me kompetencat e pushtetit të mandatuar nga populli” tha Rama.

Loading...