Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë!
Moderatorja e njohur shqiptare e ka dhënë lajmin e bukur para pak ditësh përmes një urimi për ditëlindjen e partnerit të saj të zemrës, Eduart Grishaj.
Kurioziteti është i madh në lidhje me gjininë e bebushit.
Sipas “Story”, bebushi që do të vijë së shpejti në jetë është djalë.
Kanë qenë disa miq të çiftit që e kanë konfirmuar lajmin.
Deri më tani moderatores së njohur të “Dua të të bëj të lumtur” nuk i duket ende barku dhe ajo është rikthyer në punë.
Ndërkohë Eduarti ka filluar që tani që mendon për të ardhmen e fëmijës së tij të parë.
Ai tha që nëse fëmija i tyre do ishte vajzë do bëhej regjisore dhe nëse do ishte djalë do dëshironte të bëhej futbollist.