Arrestohet ish-drejtori i filialit te ‘Alpha Bank’/ Vodhi 30 mijë dollarë nga llogaria e klientit

Florant Nako, 35 vjeç, banues në Tiranë, ish drejtor i nje filiali te Alpha Bank ne Tirane eshte arrestuar pasi duke shfrytëzuar postin e tij ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30 000 dollarësh amerikanë.

Arrestimi i ish zyrtarit te larte te Alpha Bank, eshte bere pas finalizimit te operacioni policor i koduar “Bankieri”

Sipas burimeve për shtetasin Florant Nako, 35 vjeç, i cili akuzohet se ka vjedhur 30 mijë dollarë nga llogarinë rrjedhëse të një klienti, ka pasur nje kallezim penal nga vete banka e demtuar nga kjo ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndalohet një 35-vjeçar, pasi duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti.

Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” .

Loading...