Një 53-vjeçar me origjinë nga Vlora ka përplasur për vdekje një 15 vjeçar, aksident ky i ndohur në kilometrin 1 të Rrugës Provinciale Xylokerizas-Examilion, në shtetin grek.
53-vjeçari po drejtonte një makinë pasagjerësh (taksi) në momentin kur përplasi 15-vjeçarin dhe nënën e tij, duke i marrë zvarrë për disa metra.
Nga përplasja i mituri gjeti vdekjen, ndërkohë që nëna e tij u plagos lehtë. 53-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak orë më pas nga punonjësit e policisë.
I pandehuri do të dalë sot përpara trupit gjykues, për t’u njohur me masën e sigurisë.
Loading...