Si i vodhi drejtori i ‘Alpha Bank’ klientit 30 mijë dollarë përmes e-mailit

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i drejtorit të një filiali të Afpha Bank, Florant Nako.

Sipas policise dyshohet se Nako duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor dhe aksesin në llogaritë rrjedhëse i ka vjedhur një klienti 30 mijë dollarë.

Vjedhja ka ndodhur nëpërmjet një transaksioni që Nako e ka kryer nëpërmjet e-mailit duke përdorur të dhënat e klientit.

35-vjeçari u arrestua nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”./lajmifundit

Loading...