Haradinaj: ‘Vuçiqi ultimatume le t’i jape tjerve, me mu jo’!

Presidenti i Serbisë dje tha se Kosova në krye me kryeminstrin, Ramush Haradinaj ka kohë vetëm 24 orë që t’a largoj taksën, përpara se të bëhet ndonjë ‘tollovi.

Taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia që importohen në Kosovë ka shkaktuar mjaftë reagime, ku presidenti serb dje tha se Kosova ka vetëm 24 orë kohë që t’a heq taksën.

E këtë deklaratë të Vuçiqit e komentoi kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se Vuçiqi t’ia drejtoje ultimatumet të tjerëve dhe jo atij.

“Ato ultimatume janë për me lujtë një fëmijë 2 vjeçare. Dhe se Vuçiqi ultimatume le t’i jape të tjerëve, me mu jo kësi gjëra. Taksa nuk hiqet deri sa të plotësohen kushtet e kërkuara,” tha ai.

Loading...