Babai i tij Mustafa Lici në emër të djalit të tij thotë se Ibrahim Lici nuk është subjekt i këtij ligji pasi nuk është i dënuar nga asnjë gjykatë vendase apo e huaj.
Po ashtu ndaj Ibrahim Licit nuk ka asnjë masë sigurie nga ndonjë gjykatë vendase apo e huaj për ndonjë vepër penale dhe nuk është person nën hetim nga Prokuroria për asnjë çështje penale.
Në përgjigje të një shkrese të avokatit mbrojtës të tij Saimir Visha, prokuroria e Shkodrës i ka kthyer përgjigje në 20 janar të këtij viti se ndaj shtetasit Ibrahim Lici nuk ka asnjë procedim penal dhe se nuk është person nën hetim por thjesht është në kërkim policor për t’u marrë në pyetje si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen kriminale të vëllezërve Bilali të vrarë në 2019./lajmifundit