Grupi Demokrat shkarkon Rudina Hajdarin. Me debate të ashpra vendoset kryetar Myslim Murrizi

Ndryshime ne drejtimin e grupit parlamentar te opozites ne Kuvendin e Shqiperise.

Sipas burimeve mësohet se grupi Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë që përbëhet nga 9 deputetë ka shkarkuar Rudina Hajdarin si kryetare dhe ka vendosur Myslim Murrizin në vendin e saj.

Vendimi është shoqëruar me debate të ashpra brenda grupit dhe me pas eshte zyrtarizuar me një deklaratë në Kuvend.

Kjo nuk është hera e parë që Hajdari tentohet që të shkarkohet nga posti, pasi disa muaj më parë ishte Korab Lita që pretendoi se ka besimin e deputetëve për të drejtuar grupin.

Loading...