Policët, mjekët, mësuesit, ja sa rriten pagat për çdo kategori

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj prezantoi buxhetin e vitit 2019, që u miratua këtë të hënë nga mazhoranca, në parlament.

Ahmetaj u ndal te rritja e pagave.

“Dua të ndaloj tek rrija e pagave. Lajmi i mirë është rritja e pagave për 65 mijë të punësuar dhe sektorët që do të kenë rritje janë shëndetësia me rritje 7-10 për qind mjekët dhe infermeirët ku përifojnë 4765 mjekë dhe mbi 13 mijë infermirë. Tek arsimi rritje mbi 17 për qind për mësuesit dhe deri në fund të mandatit rritja 40 për qind. Tek mbrojta shkon në kategori të ndryshme deri në 19 për qind dhe prek ushtarakë. Fiton policia e burgjeve rreth 7 për qind rritje pasataj varion për kategori të ndryshme. Dhe për herë të parë përfitojnë dhe diplomatët. Rritja e pagës shkon dhe mbi 20 për qind. Lajmi tjetër i mirë është për familjet dhe vogëlushët nga 1 janari që vjen që është politikë e re bonusi i lindjeve do të thotë çdo i porsalindur do të marrë si fëmijë i parë 400 mijë lekë, i dytë 800 mijë lekë dhe i tretë 1.2 milionë lekë të vjetra”, tha Ahmetaj.

/Panorama/

Loading...