Deputeti i opozitës së re, Ervis Meçe, ardhur në Kuvend nga listat e kryedemokratit Lulzim Basha është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave për fjalimin e tij nga foltorja…kjo për shkak të një gabimi “të pafalshëm”.
Ai ka recituar në Kuvend disa vargje “O moj Shqypni”, por pa e ditur se këtë poezi e ka shkruar Vaso Pasha dhe jo Gjergj Fishta.
“O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n’hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë”, reciton Meçe, duke vijuar më pas duke thënë “për çfarë burrash e ka pasur fjalën Gjergj Fishta”, duke shkaktuar të qeshura në sallë, por pavarësisht kësaj ai e ka vijuar fjalën e tij sikur asgjë të mos kishte ndodhur./lajmifundit