Kryemadhi: Një pikë gjaku po u derdh, kokë më kokë me Edi Ramën dhe Erion Veliaj do…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte e ashpër në qëndrimin kundër prishjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Sipas saj, një pikë gjaku e derdhur në shesh do të jetë kokë për kokë me kryeministrin Edi Rama dhe kreu i Bashshkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

E ftuar në “Open”, Kryemadhi u shpreh se kjo çështje nuk mund të tolerohet.

Deklarata:

-Qëndrimi juaj për Teatrin, do të rezistoni ashtu siç po bën z.Basha, do ta kalojë natën sot atje kemi disa informacione..

Kryemadhi: Sot e ka z.Basha, nesër e ka Monika Kryemadhi natën në Teatër me gjithë mbështetesit e saj dhe të Teatrit dhe çdo qytetar i grabitur, i frustruar dhe i varfëruar nga kjo qeveri.

E keni me procesin sesi po bëhet prishja apo doni të mbrohet ajo godinë?

Kryemadhi: Ky zotëria që paska para për të prishur Teatrin, po si nuk paska para për tu dhënë shqiptarëve pagat e luftës. Ky zotëri, ky ka para për ta prishur njëherë, ti do prishësh teatrin pa gjetur para për ta ndërtuar? Ama ky do të prishë teatrin që kullat private që do të ndërtojë në pronën private të marrë mundësinë e lartësisë sepse Teatri është i prishur dhe nuk do ketë dot të ruajë distancën e kullës.

Z.Basha e tha vija është e kuqe, unë jam edhe më ekstreme se z.Basha, nuk ka më vijë të kuqe dhe mos të guxojë më njëri te Teatri. Nuk do të jem atje as si Kryetare Partie, jam munduar të qëndrojë larg, duke menduar që gjithmonë kanë dashur si kauzë për të larguar vëmendjen.

Hapnin Teatrin për të vjedh anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, për të bërë një tender, po themi merrnin tamponët me 3 euro dhe ia shisnin qeverisë shqiptare me 120 euro. Hapnin konfliktin e Teatrit për të marrë ato Land Roverat e policisë që i kanë kushtuar shqiptarëve 25 milionë euro. Me ato 25 milionë euro do kishin ndërtuar të paktën 100 shtëpi nga ato të rrenuarat e tërmetit. Kështu që historia e Teatrit, ai nuk mund të përfitojë nga rasti

-Pra do bëni rezistëncë?

Kryemadhi: Rezistencë deri në fund, sepse këtu nuk është më për Monikën debati dhe as beteja. Se dakord për kodin zgjedhor po të dalim në rrugë thonë këta po dalin për veten e tyre. Për Teatrin ne do të bëjmë rezistencë dhe sot te Teatri janë të gjithë bashkë. Unë ftoj dhe z.Gramoz Ruci dhe z.Pandeli Majko dhe të gjithë socialistët. Vetëm Erion Veliaj dhe Edi Ramën nuk i ftoj sepse janë pjesë e kësaj dhe po ju them një gjë sinqerisht. Ka ardhur fundi i çdo limiti njerëzor i durimit dhe i pranimit. Teatri është shtëpia e shqiptarëve.

Edhe Shipëria është e shqiptarëve dhe gjuha me revolta dhe me rebelim nuk i qetëson të gjithë do duhet të gjejmë mënyrën për të mos u përplasur..

Kryemadhi: Absolutisht! Nëse z.Rama ka marrë paradhënien e Kullave të Teatrit bën mirë që t’ua kthejë se i dalin paratë e koncensioneve për të shlyer borxhin e disa viteve më përpara.

Loading...