Aktivistët protestojnë tek sheshi ‘Skenderbej’,përkujtojnë ditën e familjes/ Ndërhyn policia

Dhjetra aktivistë kishin dalë sot në Sheshin për të përkujtuar ditën e familjes, duke zbatuar të gjitha masat për distancim social, ndërkohë që policia nuk ka ndërhyrë që në fillim për shpërndarjen e aktivistëve.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisarit avokatin Altin Goxhaj, ku ky i fundit tha se askush nuk duhet të kundërshtojë një punonjës plicie.

Policia: Je i paligjshëm për një veprim të tillë. Unë nuk dua që të jeni i shoqëruar. Ai peson është i paligjshëm. Jemi këtu për qartësim dhe jo për përplasje. Je i paligjshëm në këtë proces. Në rast të kundërt. Do të shoqërohesh nëse nuk i shpërndan.

Goxhaj: Ju veproni si ta keni parasysh ju. Nuk ka organizator është dita ndërkombëtare e Familjes. Unë jam njeri i rregullt me ligjin.

Teksa po shoqërohej në polici, Goxhaj ngriti zërin duke u shprehur se askush nuk duhet që ta kundërshtoje një punonjës policie.

Loading...