Tërmet në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në ishullin e Kretës në Greqi.

Tërmeti ka pasur magnitudë 4.1 të shkallës rihter.

Sipas informacioneve raportohet se lëkundja është regjistruar në orën 05:30 të mëngjesit, në juglindje të Kretës.

Ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë 83 kilometra në juglindje të Arvi, me një thellësi 2 kilometra.

Fatmirësisht nuk janë raportuar dëme material apo të lënduar ndërsa njoftohet se tërmeti ka ngjallur panik tek banorët e ishullit.

Loading...