U maskuan për t’u zhytur në det, por zbulohen e gjobiten nga policia (foto)

Dy persona në Hyères të Francës nuk i rezistuan tundimit për t’u zhytur në det, pavarësisht se kjo është ende e ndaluar.

Ata u maskuan për t’u dukur si bovë në ujë dhe deri në momentin që dolën në breg ja kishin arritur qëllimit. Por mes gëzimit që ja arritën kësaj gjëje, ata u vunë re nga policia.

Një prej tyre u kap dhe u gjobit me 135 euro. Megjithatë, ai u shpreh se nuk është penduar aspak për veprimin që bëri, pasi argëtoi shumë njerëz.

 

Loading...