Unë nuk e njoh Vlorën të tillë.
A nuk do të ishte më bukur të diskutonim bumin e madh të investimeve që ka përfituar Vlora vitet e fundit? A nuk është realitet që ne, që e jetojmë Vlorën çdo ditë shikojmë se si është kthyer në një kantier ndërtimi? A nuk do të ishte më bukur të flitej për numrin e madh të turistëve dhe frekuentuesve të qytetit dhe bregdetit të Vlorës gjatë sezonit turistik? A nuk do të ishte më mirë të degjonim qytetarët e Vlorës se çfarë thonë për investimet dhe se si po ndryshon qyteti? A jemi ne dëshmitarë që Vlora jetën e natës e ka deri orët e para të mëngjesit gjatë gjithë sezonit turistik?
Gjithmonë është lozur politikisht me qytetin e Vlorës. Vlora e ka qetësinë e sajë.
Kujt i intereson këtë radhë që ta kthejë Vlorën përsëri në një fushë beteje politike?
Tê respektojmë institucionet e rendit dhe drejtësisë që duhet të bëjnë punën e tyre.