Mbrëmjen e sotme në studion e Adi Krastës në News 24, i ftuar është Ministri i Diasporës Pandeli Mjakos.
Në këtë intervistë ndryshe, ku nuk kanë munguar batutat me gazetarin e njohur, Majko është shprehur ndër të tjera se raporti që ka me kryeministrin, përtej punës, janë edhe miq të mirë, duke iu përgjigjur kështu edhe pyetjes së përse ai ka një sjellje të kujdesshme ndaj tij,(Rama ndaj Majkos).
Më tej, Krasta e ka “ngacmuar” duke i thënë nëse Rama bën batuta me të, në ambiente familjare apo shoqërore.
“Ti duhet të dëgjosh batutat që bëj unë me Ramën dhe për Ramën, pse ti mendon se unë nuk ia kthej”, është shprehur me humor Majko.
Majko ka folur edhe për “konsumimin” e Partisë Socialiste, duke thënë se kjo parti nuk e ka mbyllur ciklin e saj të të qenit në pushtet, ndërsa nuk ka munguar thumbimi për opozitën, duke shtuar se “s’kemi kë të vëmë më mirë në qeveri”.
Ndërkohë Krasta e ka pyetur edhe për diskutimet që janë lakuar së fundmi, ku thuhet se Erion Veliaj po “rrezikon” Edi Ramën pasi kërkon që t’i zërë vendin.
“Mendon se Velaj do të kërkojë të zërë vendin Ramës duke qenë Rama ende në krye të vendit? Oh please!! Nuk ndodh”, tha Majko duke qeshur. /PANORAMA