Aktori Romir Zalla: Teatri Kombëtar ishte ngrehina e fundit e dinjitetit njerëzor

Protesta për shembjen e Teatrit Kombëtar ende vijon.

Mes protestuesve, aktori Romir Zalla tha se ky teatër ishte ngrehina e fundit e dinjitetit njerëzor dhe se qytetarët duhet të vazhdojnë të protestojnë për atë që ndodhi.

“Nuk kemi humbur asnjë betejë, fakti që njerëzit janë këtu, nuk janë se i kam sjellë unë, vijnë sepse e ndjejnë se e kanë kuptuar që lufta aty nuk ishte thjesht për metra trualli, llac e tulla dhe përplasje estetiko-kulturore mes komunitetit të artistëve.

Qëndresa është për faktin se teatri ishte ngrehina e fundit e dinjitetit njerëzor, të mos e humbim edhe atë shpirtëror”.

Loading...