Kryeministri Edi Rama prezanton rregullat e reja në zonat e gjelbra dhe të kuqe

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar rregullat e reja në zonat e gjelbra dhe të kuqe. 

Me anë në një postimi në Facebook, kreu i qeverisë, Rama ka shkruar se hiqen autorizimet në të gjithë vendin për këmbësorët dhe automjeteve gjatë javës.

Postimi i plotë i kryeminstrit Rama:

Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë:

🟢 FIERI KTHEHET NË ZONË E GJELBËR

🪀 HIQET KREJTËSISHT FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E GJELBËRTA

🟢 FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E KUQE ZGJATET DERI NË ORËN 21.00

🟢 HIQEN NË TË GJITHË VENDIN AUTORIZIMET PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE APO AUTOMJETEVE GJATË JAVËS – FUNDJAVA DO TË JETË PËRSËRI PA MAKINA😊

VAZHDON TË JETË E NDALUAR HYRJE – DALJA E AUTOMJETEVENË ZONAT E KUQE⛔️

🪀 QEVERIA DO TË NDRYSHOJË NESËR AKTIN NORMATIV PËR HEQJEN E NDALESËS SË STUDIOVE TV PËR TË FTUAR JO MË SHUMË SE NJË PERSON. DO TË MBETET VETËM KUSHTI QË TË FTUARIT TË VENDOSEN NË DISTANCË 2m NGA NJËRI – TJETRI📺

Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu!

Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht🙏

*Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal

Loading...