Nga hapja e shkollave, restoranteve deri te lëvizja pa autorizime, ja rregullat që ndryshuan nga sot

Sot nis faza tjetër e lëhtësimit të masave të marra në kuadër të luftës ndaj pandemisë Covid-19.

Mësohet se ditën e sotme do të hapen 500 shkolla në të gjithë vendin për klasat e 12-ta.

Nga 18 maji deri në 5 qershor, nxënësit do të rikthehen në shkollë për të përsëritur njohuritë për provimet e maturës shtetërore.

Gjithashtu një ndryshim tjetër, do të jetë për baret dhe restorantet, të cilat do të rihapen pas më shumë se 2 muajsh mbyllje.

Ato do të qendrojnë të hapura deri në orën 15:30 dhe do të përdorin vetëm pjesën e jashtme të ambjentit.

Ndërsa për sa i përket lëvizjes, fasha orare në zonat e kuqe do të jetë deri në orën 21:00 dhe nuk do të ketë më autorizime për këmbësorët dhe makinat në të gjithë vendin.

Sakaq, pritet që qeveria të ndryshojë aktin normativ për heqjen e ndalesës së studiove tv për të ftuar jo më shumë se një person. Do të mbetet vetëm kushti që të ftuarit të vendosen në distancë 2m nga njëri – tjetri

Loading...