Zhduket vogelushi nga Durrësi,nëna qan dhe kërkon të birin e humbur : Më tha – më kërcënojnë drogaxhinjtë

Djali i humbur
Frenkli Vokli, një vogëlush 7 vjeçar është zhdukur që prej ditës së shtunë të datës 1 dhjetor 2018 në lagjen 13 të Durrësit.

Vogëlushi shkon në shkollën “Bajram Curri” dhe është i datëlindjes 10 Qershor 2011. Newsbomb.al kontaktoi me të ëmën e 7 vjeçarit të humbur Luljeta Vokli.

Zonja ishte në gjendje tejet të rënduar psikologjike dhe ka qenë thuajse e pamundur të sqarojë rrethanat në të cilat ka humbur i biri por na rrëfeu se një natë para se të zhdukej, Frenkli i kishte thënë se e “kërcënonin drogaxhinjtë”.

“Frenkli është 7 vjeç por është shumë i zgjuar. Një natë para më tha se aty te shkolla mblidheshin ca që pinin drogë dhe e kërcënonin”.

Nëna e Frenklit ka sqaruar se i biri, mëngjesin e së shtunës mbante veshur një pale xhinse, një triko sportive blu me shirita dhe këpucë.

Sipas zonjës policia e Durrësit nuk është interesuar aspak për denoncimin e saj. Nëna kërcënon me vetëflijim nëse të birit i ka ndodhur diçka.

Ndërkaq, ajo bën apel për ndihmë dhe vë në dispozicion këtë numër kontakti.

0693075675

47574795_145858833057786_2470862705062313984_n.jpg

Loading...