Ju kujtohet ‘taramelja’?Ja kë ka surprizuar sot (video)

Vogëlushët e “Shtëpisë së Fëmijëve Zyber Hallulli”, janë surprizuar sot me një koncert të organizuar nga emisioni “E diell”, në Top Channel.

Të ftuar për të kënduar e performuar ishin këngëtari Luan Zhegu, këngëtarja Mariza Ikonomi, këngëtarja Efi Gjika që prezantoi Shqipërinë në “Junior Eurovision” dhe vogëlushi i “Piter Pan”, Xheision Bafti i njohur si “Taramelja”.

Xheison Bafti interpretoi një poezi mjaft të ndjerë për vogëlushët.

Të gjithë u kujdesën që fëmijët në këtë institucion, të kalojnë disa momente të gëzueshme mes tyre.

Loading...