Arbana Osmani publikon foton nga pritja e ëmbël

Arbana Osmani është në pritje të ëmbël dhe dita ditës, shohim teksa barku i saj rrumbullakoset dhe bebushi rritet.

Pas njoftimit që është në pritje të ëmbël, Arbana është rezervuar disi të tregojë fizikun e saj, duke u veshur me bluza të gjera në punë, por jo sot.

Ajo shfaqet me një fustan të zi të shkurtër në krye të detyrës dhe fokusi është barku i saj.

Moderatorja nuk e ka fshehur, përkundrazi ka treguar se është në super formë edhe pse me një tryezë pas që është e mbushur plot e përplot me ushqime të shijshme.

Nuk e dimë sa javëshe është Arbana, pasi nuk ka dhënë detaje të tjera nga pritja e ëmbël, por besojmë se është në tremujorin e dytë të shtatzënisë.

Arbana është nënë e një djali që e ka më bashkëshortin e saj të parë, ndërsa ky do të jetë fëmija i parë për regjisorin Eduart Grishaj.

Loading...